Kryetari i Komunës së Gostivarit në Ditën Botërore të Autizmit u shpreh se ndjehet krenar që Gostivari ka tashmë një prej qëndrave më të mira në Ballkan që ju dedikohet pikërisht këtyre njerëzve.
“Kjo qendër e cila është realizuar si projekt i Komunës dhe ndihmës së njerëzve mrekullueshëm që kanë dhuruar të holla pa asnjë hezitim, është shembulli më i mirë se sa shumë mund të bëjmë të gjithë bashkë! Qoftë Gostivari një qytet frymëzimi për të gjithë të tjerët sepse kurrë nuk është mjaftueshëm për të ndihmuar”, shprehet Taravari.
Kryetari Arben Taravari po ashtu theksoi se ngjyra simbolike e autizmit është ajo blu, le te jetë dedikimi dhe dashuria jonë për këta njerëz pa kufij, njësoj si qielli blu.https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid02N8MXzsKnWMCxYF4XYLMR2QKuXufhnpDDrSKCLwM8sNiYuCDzokUy5CD1TfTmVYbTl/?mibextid=cr9u03