Taravari në darkë private me diplomatin amerikan, Jess Baily
Kryetari i Aleancës për Shqitarët, Arben Taravari në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar ish-ambasadorin amerikan në Shkup, Jess Baily.
Diplomati Jess Baily ishte ambasador në Shkup në kohët më të vështira të vendit, që nga publikimi i “bombave”, ndryshimi i pushtetit e deri te ndryshimi i emrit të shtetit.
Kreu i ASH-së, Arben Taravari i cili ndodhet për vizitë pune me ftesë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka pasur takime të rëndësishme me funksionarë amerikanë të Departamentit të Shtetit.
Ndryshe, kjo është vizita e dytë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në SHBA për 3 muaj