Smart News

Taravari në #ClickPlus: Gostivarin dhe Vrapçishtin mund ta fitojmë që në rund të parë – i gatshëm të bashkëpunoj me të gjitha partitë

Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari.

Duke folur për zgjedhjet lokale dhe listat e këshilltarëve, Taravari ka vlerësuar se në Gostivar dhe Vrapçisht mund të fitojë që në rundin e parë.

Unë e di se në Gostivar dhe Vrapçisht qëndrojmë relativisht mirë dhe me ndihmë të disa partive pak më të vogla mund të kalojmë në rund të dytë po se po, por edhe të fitojmë që në rund të parë.
Partitë e vogla nuk i keni VLEN?
Jo, jo, nuk i kemi VLEN. Ja, hipotetikisht, nëse… Ja, VLEN tha se javën e ardhshme bashkohemi, atëherë nëse shohin interes të bashkëpunojnë me Aleancën për Shqiptarët…
Duhet të vijnë të bëjnë marrëveshje me ju?
Vijnë, ulemi bashkë, merremi vesh dhe thonë se në këto komuna mund të na ndihmoni, atëherë ulemi… Ata i kanë listat e veta, ne tonat…”, tha Taravari.

Exit mobile version