Categories: Politika

Taravari: Ndryshimet Kushtetuese do të bëhen, VLEN është garanca për ardhmërinë europiane

I ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia, Arben Taravari nga VLEN tha se ndryshimet kushtetuese do të bëhen mirëpo është procedurë që kërkon kohë.

“Unë kam bërë negociata me Ali Ahmetin në nëntor që nuk do të ishte mirë të hyjmë në qeveri e cila nuk është pro-europiane. Nuk ka rëndësi nëse e kemi nënshkruar se jo, lenë ti ka thotë Arsim Zekolli që qenka e deponume në Ambasadën e SHBA-vë, ai është rast për në psikiatri. Ne jemi garancë në këtë qeveri që Maqedonia e Veriut do të mbaj kursin pro-eurpian, ndaj edhe me VMRO-në e kemi biseduar. Në qershor kemi zgjedhje, kemi zgjedhje në BE e në SHBA, edhe në shtator mund të bëhen, me rëndësi është që vendi t’I bën ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.

Ai tha se nuk duan kufizime kohore por punët e nisura do të kryhen.

“Do të mundohemi të bëhen ndryshimet kushtetuese sa më herët, mos na kufizoni neve me gjashtë muaj, kur e keni prit Ali Ahmetin 20 vite për NATO apo për rrugën Shkup-Bllacë”, deklaroi Taravari. /TvKlan.mk

Admin01

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

2 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

3 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

3 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

3 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

5 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

5 hours ago