Smart News

Taravari mori pjesë në aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down

Me disa aktivitete, sot shënuam Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down. Aktivitetet i filluam nga parku i qytetit ku me bashkëpunëtorët e mi, shoqatat dhe qendrat të cilat punojnë me persona me aftësi ndryshe, ngjyrosëm pëllëmbët e dorës me ngjyrë dhe lamë gjurmë te monumenti “Gostivar”.

Aktivitetei vazhdoi me shtrimin e një dreke solemne për këta persona dhe familjet e tyre, ku së bashku me administratën komunale shërbyem ushqim për këta persona. Në aktivitet ishin ftuar Shoqata për persona me aftësi ndryshe “Bashkarisht Mundemi”, Qendra Ditore për fëmijë me nevoja speciale dhe dy paralelet speciale të shkollave fillore “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Kemal Ataturk”.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down, për të pestin vit me radhë shënohet në Gostivar.https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid02ddUVffpgLtx86xj6EWXkMmGzvQXgRWAHXfWoFRXMZABF2GPLx7dUaKuLEYdWWvXzl/?mibextid=cr9u03

Exit mobile version