Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte në Click Plus në TV21, deklaroi se ka vullnet pozitiv dhe optimizëm fantastik që vendi sa më parë të fillojë negociatat me BE-në.
“Mickoski është i gatshëm për t’i filluar negociatat me BE-në dhe kjo më bën të lumtur. Në Bullgari ende nuk kemi qeveri funksionale, kur të kishim një qeveri stabile atje mendoj se ka njerëz edhe në Shkup edhe në Sofje që ndihmojnë në procesin e gjendjes së një zgjidhjeje adekuate”, tha Taravari.
Ai gjithashtu shtoi se është i bindur se ky proces nuk ka të ndalur, madje brenda këtij mandati vendi do të fillojë negociatat me BE-në.
“Jam i bindur se brenda mandatit kjo qeveri fillon negociatat me BE-në, duke u bazuar në vullnetin politik që ka kjo përbërje qeveritare, ku të gjithë kemi gadishmëri por kjo gjë nuk bëhet me inati kërkohen edhe numrat për t’i bërë ndryshimet Kushtetuese”, përfundoi Taravari.