Categories: LajmePolitika

Taravari, Mexhiti, Gashi dhe Sejdiu takuan zyrtarët e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështje të BE-së

Sot, në selinë e Lëvizjes Demokratike, kandidati për president nga radhët e koalicionit opozitar VLEN, Arben Taravari bashkë me liderët dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu realizuan takim me Anzhej Frangesh, i dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë.

Fokus i takimit ishin zhvillimet politike në vend dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe e ardhmja evropiane e vendit. Në këtë drejtim liderët e koalicionit VLEN siguruan Frangesh, se koalicioni VLEN, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe si qeverisje e ardhshme, do të dedikojë tërë kapitalin e saj politik në realizimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, përmbyllejn e sukseshme të negociatave për anëtarësim në BE, dhe rritjen e kohezionet me vendet evropiane në sektorë kyç siç janë shteti i së drejtës, infrastruktura dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm shoqëror.

Liderët e VLEN-it falënderuan Frangesh për rolin jetik të Sllovenisë në avancimin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ruajtjen e sigurisë dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.

Ndryshe, në takim prezent ishin edhe bashkëpunëtorja e të Dërguarit të Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor znj. Maja Novak Drnovshçek si dhe Ambasadori slloven në Shkup, Gregor Presker.

Admin01

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

8 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

8 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

8 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

8 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

10 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

11 hours ago