Taravari: Mes shqiptarëve ka nisur një Lidhje e Re, e para e këtij lloji prej kur historia na mban mend

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një shkrimi ka komentuar ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në skenën gjeopolitike. Taravari ka shkruar se zhvillimet e fundit në politikën ndërkombëtare kanë ngjallur disa paqartësi. Sipas tij, pamjet fundit mes Kurtit Dhe Ramës në takime ndërkombëtare, janë një mesazh se shqiptarët janë duke u bashkuar dhe ka nisur një Lidhje e Re.

*Më poshtë u sjellim reagimin e plotë të Taravarit:*

Duket se zhvillimet politike ndërkombëtare kanë ngjallur një paqartësi pothuajse për gjithësecilin, kanë ngjallur zemërim tek shtete si Kanadaja e cila aktualisht ka deklaruar Luftë Tregtare me SHBA-të, e po njësoj edhe në Evropë ka një zemërim në rritje e sipër me rrethanat e reja gjeopolitike.

Fatkeqësisht në një shkrim pararendës të kësaj natyre, shfaqa hapur hamendësimin tim për përshkallëzim të situatës, dhe disa ditë më vonë ndodhi Takimi Zelenksy-Trump në zyrën Ovale. Gjithsesi midis këtij kaosi të përgjithshëm, midis shumë çudirave që po ndodhin, po ndodh edhe një çudi tjetër, fatlume: kjo situatë ka afruar shqiptarët dhe shtetet e tyre më shumë se asnjëherë!

Megjithëse historia tregon qartë se ne nuk kemi ditur asnjëherë ta duam mirë njëri-tjetrin, kësaj radhe duket se po sfidojmë këtë fatum!

Konica i famshëm do të ishte krejtësisht i shokuar nga ky bashkim i pashembull, por sigurisht do të ishte i lumtur!

Pamje që tregojnë aleancë pa kushte midis dy kryeminitrave shqiptarë Kurti dhe Rama në takime ndërkombëtare, janë surprizë e madhe e çerek shekullit të radhës. Midis shqiptarëve ka nisur një Lidhje e Re, e para e këtij lloji prej kur historia na mban mend.

Një fakt tjetër edhe më interesant është shqiptarët në Maqedoni jo vetëm nuk po lihen anash në këtë pajtim le të themi, por ata janë më të përfshirë se kurrë.

Madje jemi kthyer fokus prioritar i dy shteteve shqiptare dhe me thënë të drejtën po marrim atë që jo vetëm e meritojmë por edhe atë që na është vonuar.

Pra sipas filozofisë Jin dhe Jang, që çdo gjë ka dy anë të saj, natyrisht që ky nuk është një moment harmonie për botën, por nëse lajmi i keq është se çoroditja në botë është rritur, lajmi i mirë është se: Shqiptarët janë afruar shumë me njeri-tjetrin!

Kur them shqiptarët nënkuptoj atë që mund ta quaj Nivel Politik i tyre.

Moto e Belgjikës, që është edhe Zemra Administrative të Evropës, është “L’Union fait la Force” që në shqip përkthehet “Bashkimi Bën Fuqinë”.

Këtë shprehje e kemi dëgjuar që ta ketë thënë dhe Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, që fundja edhe nëse nuk e ka artikuluar e ka dëshmuar me veprën e tij të jashtëzakonshme.

E tash ka ardhur koha që ne pasardhësit e tij ta mëshirojmë prapë atë që shumë shekuj e kanë kërkuar miliona shqiptarë!

Kështu përftojmë të gjithë më shumë, jemi më të fortë, më të paqtë, më Shqiptarë!

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

1 hour ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

5 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

6 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

7 hours ago