Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, sonte gjatë pjesëmarrjes në Click Plus në TV21, në pyetjen nga mërgata se a është fshirë mërgata në regjistrimin e popullsisë, ka thënë se gjatë kohës së regjistrimit sa ishte regjistrimi i popullsisë eksponentët e BDI-së, përkundër insistimit tonë, BDI thoshte se kështu e kërkon Eurostati dhe BE-ja, që të ndahet popullata në rezident dhe jorezident.
“BDI bashkë me zëvendës drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave, sollën këtë regjistrim ku ndanë qytetarët në rezident dhe jo rezident. Ne kemi qytetarë që jetojnë pjesërisht jashtë vendit dhe të gjithë taksat i paguajnë në vendin tonë por që gjatë kohës së regjistrimit janë kategorizuar si qytetar jo rezident. E gjithë ko është fal BDI-së, Ali Ahmetit dhe Ilmi Selamit”, deklaroi Taravari.
Në fund Taravari shtoi se duhet të jemi të sinqertë se këtë regjistrim nuk e kemi bërë ne.