Categories: LajmePolitika

Taravari: Mediat e lira janë shtylla bazë e demokracisë

Me rastin e 3 Мajit – Ditës Botërore të Lirisë së Medias, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në rrjetet sociale shkroi:

“Të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, bartës të funksioneve publike, përfaqësues të institucioneve, bartës të profesioneve të ndryshme, jemi të detyruar të mbështesim dhe mbrojmë lirinë e medias dhe të sigurojmë që gazetarët të raportojnë të vërtetën pa censurë dhe frikë nga çfarëdo qpftë pasoje.

Mediat e lira kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm që shoqëria të funksionojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të përshtatshme. Fatkeqësisht, liria e medias është nën kërcënim në shumë pjesë të botës, e kështu edhe këtu tek ne, në shtëpi. Gazetarët janë shpesh shënjestër e ngacmimeve, frikësimit dhe madje edhe dhunës vetëm pse kryejnë detyrën e tyre.

Prandaj, si shoqëri, duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e medias. Dhe sot, në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Medias, dhe çdo ditë tjetër, le të kujtojmë kauzën e lirisë së medias.

Le të qëndrojmë pranë gazetarëve dhe mediave që luftojnë për të vërtetën dhe të angazhohemi për të mbrojtur këtë shtyllë bazë të demokracisë”.https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid028PaJTcN8hu4b4SneeBwAsxsPbnqXWfhBCJMxJ9QL45cQAPZ8R8iueCw6AFQ38Vs2l/?mibextid=cr9u03

admin2 admin2

Recent Posts

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e…

16 minutes ago

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual…

22 minutes ago

Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët, nis protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha…

53 minutes ago

Portalb: Mijëra euro të Komunës së Çairit për lokalin e zvëvendësministres, Antikorrupsioni ende pa vendim

Edhe pse ka kaluar kohë nga hapja e rastit pas raportimit të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror…

1 hour ago

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së…

2 hours ago

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

2 hours ago