Taravari: Me VLEN-in nuk shohim derë të hapur – nëse shkojmë me opozitën, largohemi vetë nga qeveria. Vendimet i marrim vetë, jemi parti autonome.

I pari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se në momentin që do të vendosin që të bashkëpunojnë me BDI-në, nuk do të duan që të jenë pjesë e qeverisë, shkruan TV21. Taravari tha se bashkëpunimi me VLEN-in është derë e mbyllur, por bashkëpunimi do të jetë në bazë të demografisë së komunave, ndërkohë që përsëriti se, në rast të bashkëpunimit me ndonjë parti opozitare, do të largohen nga qeveria.

“Në momentin që do të vendosim, në momentin që kryesia e partisë do të vendose të shkojë me BDI-në, as që duam të jemi pjesë e qeverisë, por tash për tash, Kryesia Qendrore ka vetëm një vendim, që të dalim me listat tona për këshilltarë komunal kurse për bashkëpunime, tani e shoh se me VLEN-in është derë e mbyllur. Në bazë të strukturës demografike të ndonjë komune, ashtu do të jenë edhe bashkëpunimet. Ne jemi parti autonome. Vendosim dhe i sjellim të gjitha vendimet në organet tona partiake. Kur të sjellim ose nëse sjellim që të bashkëpunojmë me ndonjë parti që nuk është në qeveri, nuk e shohim më veten të jemi pjesë e qeverisë”, tha Taravari.

admin

Recent Posts

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

34 minutes ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

3 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

15 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

15 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

19 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

19 hours ago