Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka premtuar edhe një herë se subjeki që ai drejton, nuk tërhiqet nga largimi i 20% nga Kushtetuta.
Ai këtë e theksoi sonte në intervistë n% edicionin e lajmeve në Alsat-m.
“Nuk tërhiqemi prej kësaj (heqja e 20%), me këmbëngulje do të insistojmë që 20% të tërhiqet prej Kushtetutës”, ishte decid Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Taravari theksoi se partia e tij ka bë diferencën si pjesë e ekzekutivit dhe me këtë rast përmendi vetëm një nga reformat dhe investimet që janë bërë nga ministri i Shëndetësisë, Mexhiti, për shkrimin e recetave nga mjeku amë dhe investimet e Klinikat e Shkupit.