Taravari me “diagnozë politike”: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Arben Taravari tha se aktualisht Aleanca për Shqiptarët nuk ka biseduar me asnjë parti për bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Taravari tha se ASH-ja është e vendosur që të shkojë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërkaq për kandidatët për kryetar të të komunave, tha se “ASH-ja ia ka lënë edhe një shans VLEN-it”.

“Ende nuk kemi biseduar me asnjë parti, në parim, kemi thënë, kemi pasur Kryesi, sepse kemi organe partiake, kemi vendosur definitivisht të dalim me lista të veçanta. Në momentin që kemi negociata apo merremi vesh, ne kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it, nëse janë të interesuar. Unë e shoh se tash reagojnë emocionalisht, këtë periudhë prej emocioneve besoj që kalon për 6-7 ditë, nëse nuk janë të gatshëm, ne i shohim opsionet të cilët i kemi parasysh si parti, për të dalë sa më mirë në zgjedhjet lokale”, tha Taravari.

Taravari refuzoi të komentojë deklaratat ndaj tij nga eksponentët e VLEN-it.

“Aleanca për Shqiptarët del me lista të veçanta dhe është e gatshme të bashkëpunojë me partitë që tash kanë mbetur në VLEN. Unë nuk dua t’i komentoj, e shoh se kanë shumë vrer, shumë nervozë, dhe dua këtë periudhë ta kaloj me qetësi, me urtësi, me durim, dhe t’i sjellim vendimet më të mira të mundshme që janë për shoqërinë dhe për qytetarët”, shtoi ai.

Taravari tha se në rast se VLEN-i nuk pranon bashkëpunim, ASH-ja do të rishikojë mundësitë për bashkëpunim me partitë tjera politike.

“Unë them se reagimet i shoh, janë emocionale. Shumë vrer, kjo flet se në subkoshiencë kanë pasur diçka që, flasim kështu, unë mendoj se janë deklarata të pamatura. Nuk flas si neurolog, si neurolog flas ditëve të mërkura në Klinikë ku punoj, flas is politikan, e thash se në këtë periudhë unë do të mundohem të jem sa më i durueshëm, sa më i qetë dhe sa më i urtë, së bashku me organet partiake, tash për tash kemi vendim që të dalim me lista të veçanta për kandidatë, kurse për kandidaturat për kryetar komunash ne i kemi lënë hapësirë VLEN-it, në qoftë se janë të gatshëm, në qoftë se nuk janë, i shohim të gjitha mundësitë tjera”, tha Taravari./tv21.tv

admin

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

3 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

4 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

5 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

6 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

7 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

7 hours ago