Categories: LajmePolitika

Taravari me besueshmërinë më të lartë tek shqiptarët në RMV

Taravari politikani më i besueshëm te shqiptarët në RMV

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në sondazhin e fundit të Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi, del të jetë politikani me më së shumti besueshmëri nga liderët e partive politike shqiptare.

Në pyetjen në një shkallë prej 1 deri në 5, sa keni besim te politikanët në vijim, kreu i ASH-së, Arben Taravari për herë të parë gëzon besueshmërinë më të lartë kundrejtë të tjerëve, me 50.3% të opinioneve pozitive dhe besueshmëri neto prej +16.1%.

Më pas vjen Kasami me 48.6% të opinioneve pozitive dhe besueshmëri neto prej +16.7%, ndërsa kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për herë të parë nuk i prinë kësaj liste, duke u radhitur i treti me besueshmëri neto prej +8.4% dhe vetëm 44.2 % të opinioneve pozitive. Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) është lideri i katërt më i popullarizuar me besueshmëri neto prej +2.2% dhe 39.2%% të opinioneve pozitive. Krejt në fund, vjen Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej +1.3% dhe vetëm 39.1% të opinioneve pozitive.

Ndryshe, një mostër përfaqësuese në nivel shtetëror prej 1,015 të anketuarve të moshës 18 vjeç e lart janë anketua ndërmjet 9 dhe 14 dhjetorit 2023 përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3 pikë, me një nivel besimi 95 për qind. Hulumtimi është realizuar dhe financuar nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi.

admin2 admin2

Recent Posts

Ramadani: Pezullimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA na dhemb edhe neve në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik mes…

1 hour ago

Snopçe-Mexhitit: Fshije gishtin tënd përpara se të ma tregosh njollën time

Sot në seancën parlamentare deputeti i Aleancës për Shqiptarër Halil Snopçe ka reaguar zëvendëskryeministrit Izet…

2 hours ago

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë – Deklaratë për Njoftimin e Ndërprerjes së Dialogut Strategjik me Kosovën

Ambasada në Prishtinë – Deklaratë për Njoftimin e Ndërprerjes së Dialogut Strategjik me Kosovën Shtetet…

2 hours ago

Qoku -Mislimit: Je militantē i BDI-sē, Mislimi: Më mirë i BDI-së se Serbisë

Pas publikimit të mbrëmshëm nga Bekim Qoku se komuna e Tetovës ka marrë donacion prej…

2 hours ago

Blerant Ramadani premton Saraj 100% të pastër brenda 100 ditëve

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka premtuar se brenda 100 ditëve…

2 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it të demaskuar, të shitur e të kapur – Qoku e tha të vërtetën

Ministrja serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, vetëm një ditë më parë, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën…

7 hours ago