Taravari: Më 24 prill shënojmë fitoren e parë, më 8 maj e rrëzojmë në nokaut BDI-në

Kandidati për president të shtetit, Arben Taravari gjatë hapjes së shtabit zgjedhor të VLEN-it në Tetovë, tha se fryma që mbizotëron në koalicionin është “një për të gjithë, gjithë për një”. Sipas tij kur ka një sinergji të këtillë pozitive as që diskutohet fitorja.

“Shpesh lëvizi edhe në Tetovë, Gostivar, Shkup edhe në Dibër, Kërçovë edhe në Strugë marr opinion edhe prej njerëzve, dhe njohësit e politikës, sidomos ata të cilët janë veteran të politikës më thonë se kështu frymë kështu energji nuk ka pasur që prej vitit 1996, donë të thotë kaq frymë pozitive të shqiptarët për të ndodhur ndryshimi”, ka deklaruar kandidati për president i VLEN-it, Arbën Taravari.

Sipas tij, VLEN më 24 prill do ta shënoje fitoren e parë, ndërsa më 8 maj “do ta rrëzojë në nokaut BDI-në”. Taravari tha se fitorja është evidente dhe se nuk ka pikë dyshimi.

“Dyshimi i vetëm a do të jem pak a do të jetë shumë. Unë them se do t’i fitojmë me një diferencë të konsiderueshme, por këtu na duhet edhe ndihma juaj, ndihme të gjithë qytetarëve t’ju tregojmë se ka ardhur koha për ndryshim tek shqiptarët. 22 vite u bën shumë edhe sikur të ishte çdo gjë mirë është e tepërt”, shtoi më tej Taravari.

Admin01

Recent Posts

Taravari: Epërsia e AKI ndaj VLEN do të jetë mbi dy me një

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

1 hour ago

Arben Taravari: Të gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në rrjetin social facebook, ka…

1 hour ago

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

2 hours ago

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.…

2 hours ago

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

6 hours ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

6 hours ago