Taravari mbyll vitin si udhëheqesi më i suksesshëm ndër shqiptarët

e postuar më at 09:47
29 0

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka mbyllur vitin 2021 si udhëheqesi më i suksesshëm ndër shqiptarët, vlerësim ky që iu bë në fundvit institucioneve publike nga ana e USAID.

Taravari edhe më herët nga institucione me relevancë ndërkombëtare, kishte marrë vlerësime të ngjashme, por kjo e këtij viti i cili ishte me plotë sfida, dëshmon edhe një herë përkushtimin e tij si menaxhues i mirë. Vlerësimi ishte për punën transparente të tij dhe skuadrës së tij që ka në Komunën e Gostivarit.

Një vit i suksesshëm, një vit që ndoshta tejkalon pritshmëritë në kohë pandemie, krize ekonomike dhe vit zgjedhor e barriera të shumta nga pushteti qendror, por që pushteti lokal në Gostivar, me 23 Dhjetor kur shënohet dita e kësaj komune, theksoi se e mbyll me mbi 100 projekte në çdo sferë: arsim, infrastrukturë rrugore, kanalizime, ujësjellës, rekreacion, kulturë, etj.

I pyetur për të komentuar për këtë vlerësim, me modesti deklaron:

“Punuam fort, çdo ditë, me përkushtim, për të dhënë më të mirën tonë. Krenarë për rezultatet e arritura, optimistë për projektet e reja qe na presin, dhe pavarësishte obstruksioneve ne nuk ndalemi në realizim të ideve dhe qëllimeve tona”.

Kjo është fitorja e parë e Komunës së Gostivarit në mandatin e ri që shpallet si komuna më transparente në RMV.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit u zgjidh Komuna më transparente e udhëhequr nga kryetar shqipëtar në humumtimin e USAID për vlersimin e qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indeksit të hapjes.

Kujtojmë se në fillim të mandatit të parë në 2017-tën, Taravari kishte premtuar se synim ka që Komuna e Gostivarit ta shndërrojë ndër institucionet më transparente në vend, gjë të cilën sot po e realizon.

A M

nga kategoria