Taravari lutet që Bejtën ta ketë sërish kundërkandidat për zgjedhje

e postuar më at 17:08
175 0

Arben Taravari nuk e mohon rikandidimin për kryetar Komune të Gostivarit. Theksoi se në Gostivar partia që i takon ai, ASH qendron shumë më mirë se BDI, megjithatë tha se pas anketimeve dhe bërjes publike të emrit të kandidatit nga oponentët, do të vendoset se kush do të jetë kandidati i tyre.

“Ende nuk e kam menduar, i analizojmë të gjitha rrethanat. Personalisht e kam thënë se nuk kam ndonjë ambicie, por edhe nuk përjashtohet mundësia. Kemi bërë dy anketa në Gostivar dhe disponimi i popullatës mes Aleancës dhe BDI-së është gati se tre me një. Prandaj, nuk shohim ndonjë problem për Gostivarin dhe e kemi lënë të vendosim pasi të shohim se kush do jetë kandidati i partisë me të cilën do jemi në garë në Gostivar”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Taravari tha se i lutet Zotit kandidatë i BDI-së për zgjedhjet lokale në Gostivar të jetë Nevzat Bejta.

“Dhashtë Zoti! Ne lutemi që Nevzat Bejta të jetë kundër-kandidati ynë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ditë më parë tha se partia e tij është e interesuar për të regjistruar fitore në zgjedhjet lokale, por nuk bëri të ditura emrat me të cilët do të garojë as në Gostivar e as në ndonjë komunë tjetër.

“Akoma nuk është hapur kjo temë, akoma nuk kemi biseduar. Në radhë të parë të gjithë kryetarët e komunave, të gjithë kuadrot e BDI-së janë të interesuar që BDI të regjistrojë fitoren e radhës. Për kandidatët akoma nuk është biseduar, sigurisht që në të ardhmen jo edhe shumë të largët do ulemi dhe do analizojmë e bisedojmë. Por, të gjithë janë të interesuar që të bëjmë zgjedhje e cila zgjedhje do na sigurojë fitoren e radhës”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Përpos Taravarit dhe Bejtës kandidatë i mundshëm për Gostivarin është edhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa. Partitë politike tanimë kanë shprehur qendrimet e tyre edhe për koalicone të mundshme për lokalet. Nga BDI thonë se do të ishte e natyrshme të koaliciononin me partnerin aktual qeverisës, LSDM-në, nga ASH dhe AAA janë të hapura edhe për partinë e Zaevit edhe të Mickoskit. Zgjedhjet lokale duhet të mbahen më herët me 3 ose më vonë me 17 tetor të këtij viti.

nga kategoria