Smart News

Taravari: Lutemi për të gjithë ata që u prekën nga vërshimet në Pejë

Në orët e vona të së shtunës, Peja u godit nga një fatkeqësi natyrore. Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme, qyteti i Pejës u vërshua, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. U humbën dy jetë, një nënë dhe biri i saj pesë vjeç.

Sapo bisedova me Kryetarin e Komunes së Pejës, kolegun tim Gazmend Muhaxheri, të cilit në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe Komunës së Gostivarit, i shpreha keqardhjen time dhe ngushëllime për dy jetët e humbura. Gjithashtu, u informova për situatën e cila tanimë është stabile dhe ofrova mbështetjen tonë.

Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Lutemi për të gjithë qytetarët e Pejës që u prekën dhe u dëmtuan nga këto vërshime, me shpresë që sa më parë të sanohen dëmet dhe pejanët t’i kthehen jetës normale.

Exit mobile version