Smart News

Taravari: Lista pozitive e ilaçeve nuk është ndryshuar për 15 vite tani për tre muaj janë ndryshuar 9 ilaçe

Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, sonte në Click Plus në TV21, deklaroi se ndryshimet ndjehen dhe janë të dukshme në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Lista pozitive e ilaçeve nuk është ndryshuar për 15 vite tani për tre muaj janë ndryshuar 9 ilaçe. Kjo flet mjaftueshëm që gjërat kanë filluar të ndryshojnë në drejtim pozitiv, pasi deri tani kanë ngecur sepse ish pushteti kaluar ka pasur prioritete tjera. Ne vazhdojmë të kemi fokus shërbimin e qytetarëve”, tha Taravari.

Ai gjithashtu shtoi se gjendja në shëndetësi është e mjerueshme dhe duhet punë shumë për të lëvizur gjërat. Megjithatë, ai shprehet optimist që gjërat veçse kanë filluar të ndryshojnë si në Ministrinë e Shëndetësisë ngjashëm edhe në gjitha sektorët tjerë.

Exit mobile version