Categories: LajmePolitika

Taravari: Levica frikësohet nga gjuhët autoktone ndërsa BDI-ja nga drejtësia

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar zërat e fundit për mundësinë e ndryshimeve të ligjit të gjuhëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, raporton TV Shenja. Lidhur me këtë Taravari pohon se “nacionalizmi në çdo shkallë të tij është përdorur herë si barut dhe herë si opium për popullin”.

Në vijim mund të lexoni shkrimin e plotë të Taravarit:

Këto kohë ka dalë një debat për një ligj që është tepër sensitiv, si është ai i gjuhëve.
Dihet se në Maqedoni janë ende të freskëta ndasitë etnike, të cilat janë përdorur gjithnjë me sukses diabolik nga parti regresiste.
Nacionalizmi në çdo shkallë të tij është përdorur herë si barut dhe herë si opium për popullin. Ky i fundit, duke dashur me zemër e pastërti gjuhën dhe kombin, është ndezur lehtësisht nga shashkat e partive kinse “patriotike”.
E shkreta tokë dhe e shkreta gjuhë është shfrytëzuar pa mëshirë, pa respekt, nga parti maqedonase por padyshim edhe shqiptare.
Një nga partitë me standart të dyfishtë në këtë drejtim ka qenë dhe është BDI-ja, e cila edhe pse e kishte pushtetin për 22 vjet, e katandisi gjuhën shqipe që në dokumentin më të rëndësishëm të shtetit, të jetë anonime.
E pamësuar në opozitë por sidomos e frikësuar nga ajo që i pret, tani nuk lënë gjë pa përdorur dhe fare kuptueshëm i kanë hipur kalit të patriotizmit.
Nisur nga një pretendim qesharak si është ai i Levicës, parti me komplekse inforioriteti, e cila e shfaq haptas këtë punë duke sharë çdo gjë që nuk është maqedonase, BDI-ja po përpiqet ta bëj të madhe e të stërmadhe diskutimin e Ligjit të Gjuhëve.
Duke kërcënuar si në kohë të Kryqëzatave e duke përdorur një gjuhë folkloriste, ata mendojnë se do t’i shpëtojë karta e nacionalizmit.
Është vonë, tepër vonë për makinacione të tilla, pjellë e komplekseve.
BDI-në dhe Levicën i bashkon një gjë:
FRIKA- Levica ka frikë nga gjuhët autoktone kurse BDI-ja ka frikë nga Drejtësia
Gjuha Shqipe bashkë me Shqiptarët është vërtetuar shkencërisht që janë së paku 6 mijë vjet të vjetër dhe po 6 mijë vjet banorë autoktonë të këtyre viseve.
Ky argument i revistës Science do të mjaftonte për t’i mbyllur gojën çdokujt!
Pretendime të tilla qesharake për t’a kthyer kohën prapa, janë dëshmi e qartë e mungesës së argumentit politik.
6 mijë vjet histori janë privilegj për çdo tokë e çdo shtet!
Shqipja është gjuhë autoktone e folur 54 shekuj më parë se ky kontinent u quajt Evropë!

Admin01

Recent Posts

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

1 minute ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

8 minutes ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

57 minutes ago

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e…

4 hours ago

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke…

4 hours ago

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

4 hours ago