Smart News

Taravari: Le të punojmë që Marrëveshja e Ohri të realizohet në çdo pikë të saj

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari me porosi me rastin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit hapi një kapitull të ri për njerëzit e këtij vendi dhe të festojmë këtë Ditë në emër të barazisë dhe të drejtave të barabarta të çdo Populli dhe le të punojmë që tashmë kjo Marrëveshje të realizohet dhe të respektohet në çdo pikë të saj.

“Si sot në vitin 2001 do të nënshkruhej Marrëveshja e Ohrit e cila hapi një kapitull të ri për njerëzit e këtij vendi.
Le të festojmë këtë Ditë në emër të barazisë dhe të drejtave të barabarta të çdo Populli dhe le të punojmë që tashmë kjo Marrëveshje të realizohet dhe të respektohet në çdo pikë të saj!”, ka shkruar Taravari.

Exit mobile version