Taravari: Kurti dhe Rama patën tendenca që të bëhet një listë e përbashkët e partive shqiptare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kandidat për president në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë pasur kërkuar që të bëhet një listë e përbashkët e të gjitha partive shqiptare.

Por, kjo siç thotë Taravari ishte e pamundur.

“Kurti nuk ka ndikim që të bëhet kandidat Arben Taravari ose opozita shqiptare të bashkohet. Madje të jem i sinqertë, e them ekskluzivisht Kurti dhe Rama kanë pasur tendenca a mund të bëhet një listë e përbashkët e të gjitha partive shqiptare, a ka gjasa? Nuk kemi mundur, ishte mision i pamundur”.

Megjithatë, ai shtoi se të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kanë një marrëveshje të përbashkët.

“Kemi një marrëveshje ndërmjet krejt partive shqiptare mes vete, nuk hyjmë në qeveri që nuk garanton ndryshime kushtetuese dhe fillim të negociatave”.

Sipas tij, ky është kushti i domosdoshëm për të negociuar me ndonjë parti politike maqedonase.

“Nuk është korrekte të hyjmë në qeveri nëse dalim të dytë”, shtoi ai.

Admin01

Recent Posts

Kos për Maqedoninë dhe vendet kandidate: BE e shqetësuar për sundimin e ligjit

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se Bashkimi Evropian (BE) mbetet i shqetësuar…

7 hours ago

Valbon Limani: Komuna në punë – Punime në tretoaret e dy rrugicave në Gostivar

Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për rregullimin e tretoareve në dy rrugicat e lagjes…

8 hours ago

Halil Snopçe: Mickoski po fshihet pas fasadës, ndërsa “bota serbe” depërton në vend

Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat…

8 hours ago

Liridon Ramadani: Arben Fetai – as dëm, as peshë, veç hiç

Liridon Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj Arben Fetait, duke e cilësuar si figurë politike pa…

8 hours ago

Televizioni “Rai” për herë të parë me transmetime në gjuhën arbëreshe

Për herë të parë, Radiotelevizioni Italian “RAI” do të nisë transmetime të dedikuara në gjuhën…

9 hours ago

Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI…

15 hours ago