Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në intervistën e fundit në Kanal5 ka folur rreth vendimeve të fundit të tij dhe situatën aktuale politike në vend.
Taravari ka deklaruar se të gjithë ata që më njohin e dinë se nga situatat e vështira, gjithmonë ka punuar për të përmirësuar gjendjen dhe nuk ka lejuar t’i punohet pas shpine.
“Të gjithë ata që na përkrahin e dinë se çdo herë kam tentuar të bëj më të mirë për të gjithë. Nuk bëhet fjalë për interesa personale, pasi shumë lehtë do ta kisha tejkaluar, por bëhet fjalë për interesin e përgjithshëm. Nëse dikush tenton të të zvogëloj sa më shumë dhe të të punoj pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje të cilat do të tregosh se vlen dhe të arrish rezultat më të mirë”, u shpreh kryetari i ASh-së, Arben Taravari.