Taravari kryetari më i mirë ndër shqiptarët, ia kalon Teuta Arifit dhe Visar Ganiut

e postuar më at 19:37
215 0

Sipas hulumtimit më të ri të “Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar”, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari është zgjedhur si kryetari më i mirë në mesin e shqiptarëve.

Edhe pse partia e tij, Aleanca për Shqiptarët, ndodhet në opozitë, Taravari megjithatë ka lënë pas Teuta Arifin dhe Visar Ganiun. Një e katërta e shqiptarëve të anketuar ose 25.7 për qind deklarohen se Taravari është më i mirë, ndërsa vetëm 13.7 për qind preferojnë Arifin dhe 11.6 për qind janë pro Ganiut.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit e udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), sipas disa hulumtimeve të organizatave joqeveritare ka rezultuar të jetë edhe komuna më transparente e udhëhequr nga shqiptarët.

nga kategoria