Categories: LajmePolitika

Taravari: Korridori 8 është një projekt madhor, nuk e kuptoj pse kontrata mbahet ende e fshehtë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në emisionin Click Plus foli edhe për Korridorin 8. Ai tha se ky është një projekt madhor për vendin dhe se duhet të realizohet brenda afatit të caktuar dhe se ka besim te një kompani e madhe si Bechtel dhe Enka, që ka realizuar plot projekte me sukses në rajon. Por, ai hodhi dyshime dhe tha se nuk e kupton pse kjo kontratë mbahet ende e fshehtë dhe nuk paraqitet para deputetëve në Kuvend. Sipas Taravarit, nga ana tjetër, ka politikanë që nuk u pëlqen Korridori 8 dhe se po bëjnë të pamundurën për të ndaluar këtë projekt.

“Korridori 8 është një projekt madhor për vendin. Unë nuk e kuptoj pse po fshihet ky projekt, as ne nuk kemi qasje, as ministrat e mi nuk kam dijeni se janë të informuar. Bechtel dhe Enka është kompani serioze dhe unë besoj se do të përfundoj brenda 5 viteve, siç ka bërë në Kosovë, Shqipëri apo Serbi. Por, unë prapë nuk e kuptoj pse nuk bëhet transparent ky projekt. Nuk jam pishman për këtë projekt, edhe po të ishim në opozitë do ta votonim këtë projekt. Por, deputetët dhe qytetarët duhet të jenë të informuar se në fund të fundit janë edhe paratë e tyre. Nga ana tjetër ka politikanë që nuk u pëlqen Korridori 8 dhe se po bëjnë të pamundurën për të ndaluar këtë projekt.”- tha Taravari,

admin2 admin2

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

1 hour ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

2 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

2 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

2 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

4 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

4 hours ago