Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ka vizituar Klinikën e Imfektologjisë me ç’rast ka përuruar punimet që janë bërë në këtë Klinikë me çka kanë siguruar kushte që i përshtaten standardeve evropiane.
“Kati i parë i Klinikës Infektive është rikonstruktuar plotësisht. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, repartet për infektologji urgjente, kujdes intensiv dhe infeksione të CNS kanë marrë një pamje të re dhe janë pajisur me teknologjinë më moderne”, ka shkruar ministri, Arben Taravari.