Taravari: Kjo qeveri sa më herët ikën aq më shumë i shkurton turp e burg vetes

e postuar më at 21:03
109 0

Qeveria e cila e zhyt edhe më shumë popullin në skamje, burgons të pafajshëm e dështon në premtime, duhet të ikë sa më parë. Kështu thotë Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përcjell Smart News Tv.

Ai më tej thotë se qeveria Zaev – Ahemti, dyshja, siç ai shprehet, pasurohen vazhdimisht, ndanë dekorata e medalje për ata që mbjellin terror e vdekje. “Nuk ka pikë më të errët për këtë qeveri se sa aktualja. Dështon në premtime, tallet me kombin shqiptar, sulmon kulturën shqiptare, zhyt vendin edhe më shumë në skamje, në përpjesëtim të zhdrejtë. Sa më i varfër Populli – aq më i pasur Ali – Zaevi, burgos të pafajshëm e i dënon përjetë, vret fëmij shqiptar e shpall të pafajshëm autorët e dënon familjarët e viktimës, ndan dekorata e medalje për ata që mbjellin terror e vdekje, dënon vendin me vdekje pasi nuk arrin të sjellë asnjë vaksinë për qytetarët… Kjo qeveri duhet të shkojë sa më shpejt, sa më herët ikën aq më pak i shkurton turp e burg vetes e mbi të gjitha do të mund të marrin frymë nga kthetrat e këtij motori vdekjeprurës që paguhet ende me rroga për të na dhënë një jetë sa më të keqe… Çfarë ju ka mbetur më të bëjnë?!”, shkruan në profilin e tij në Fcebook, Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari. Smart News TV

J X

nga kategoria