Categories: LajmePolitika

Taravari: Kjo do të jetë koha që më në fund një qeveri do të punojë për popullin

postimi i tij:

Sot partia jonë do të bëhet pjesë e Qeverisë së re. Zakonisht zotimet bëhen në kohë fushate dhe pastaj harrohen, por meqë kemi folur për Ndryshim le ta nisim ndryshe, ndaj premtojmë se:

1. I gjithë grupi punues i ASH-së zotohet të punojë me ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të njerëzve!

2. Prej sot nuk ka votues dhe jovotues, por ka nënshtetas për të cilët do punojmë maksimalisht dhe njësoj!

3. ⁠Në mënyrë konstante do të kemi komunikim me ju, ku do ju raportojmë për punën tonë në mënyrë transparente.

4. ⁠Ne do të presim sugjerimet tuaja në vazhdimësi për t’ju përfaqësuar sa më shumë

5. ⁠Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që nuk do të arrijë objektivat e tij do të japë dorëheqjen.

Të dashur, ne nuk kemi shkop magjik që të ndryshojmë gjithçka brenda 24 orëve por ndërkohë ne do të jemi të vendosur për të arritur qëllimet tona.
Kështu këto javë të para të Qeverisë së re do të jenë plot përgjegjësi për ne, plot ankth e tension për një grup njerëzish që do duhet t’i përgjigjen drejtësisë dhe plot shpresë për popullin!
I uroj kolegëve të mi të VLEN-it dhe VMRO-së punë të mbarë!
Kjo do të jetë koha që më në fund një qeveri do të punojë për popullin.
Dhe për në fund duke përdorur shprehjen latine -Acta, non verba-për këtë qeveri nis sfida e veprave!
Punë të mbarë!

Admin01

Recent Posts

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me…

53 minutes ago

Skandal në Tetovë: Restoranti “Primavera” i lidhur me Albi Qamilin përfiton mijëra euro nga komuna (Dokument)

Restoranti “Primavera” në Tetovë, që dyshohet se është nën menaxhimin e Albi Qamilit kandidat për…

1 hour ago

AKI: Garojmë me 23 kandidatë për kryetar komune dhe 34 lista për këshilltarë komunalë

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas AKI-së,…

1 hour ago

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër…

5 hours ago

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e…

6 hours ago

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual…

6 hours ago