Categories: LajmePolitika

Taravari kërkon masa urgjente nga MASH dhe Kovaçevski: Universiteti i Tetovës është me u.d. rektor me mandat të skaduar

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me konkursin për zgjedhje të rektorit të ri të Universitetit të Tetovës, përcjell TV21. Taravari të njëjtin e quan të kundërligjshëm dhe në kundërshtim me vet statutin e universitetit ndërkaq i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe inspektoratit që të reagojnë.

“Autonomia universitare nuk nënkupton kaos dhe mos respektim të ligjit. Ditëve të fundit opinioni publik është i njoftuar për problemet me konkursin për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Tetovës, konkurs i cili është në kundërshtim me Ligjin për arsim të lartë, si dhe kundër statutit të vet universitetit. Gjithashtu, Universiteti i Tetovës (rektorati dhe senati) që nga 2021 nuk vepron sipas ligjit për arsim të lartë. Nga 25 maj 2023 Universiteti është me u.d. rektor me mandat të skaduar. Jemi dëshmitarë se për këtë skandal është njoftuar inspektorati dhe MASh. Pozitat nuk janë pronë personale që të mbahen peng, të merren ose të jepen kur të duan persona të caktuar. Ky kaos duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ftoj Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe qeverinë e RMV-së në krye me Kryeministrin Kovaçevski të marrin masa urgjente në përputhje me ligjin. Detyrimisht të merren parasysh gjetjet e inspektoratit të arsimit të lartë. Universitetit të Tetovës i duhet një u.d. rektor apolitik dhe ligjor, i emëruar nga qeveria që do t’u jep fund shkeljeve të vazhdueshme ligjore dhe statutare dhe ta kthejnë këtë tempull të dijes në kornizat ligjore”, shkruan Taravari.

admin2 admin2

Recent Posts

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

3 hours ago

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

5 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

5 hours ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

5 hours ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

6 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

6 hours ago