Smart News

Taravari: Kemi pushtet totalitar, me popullin do ta sjellim ndryshimin!

BDI flet për ndikimin rus kurse është por Ballkanit të hapur. Është toksike kjo që po bën Ali Ahmeti, por ndryshimi te shqiptarët e RMV-së po vjen.

Kështu tha Arben Taravari, kreu i ASH-së në Syri.tv me gazetarin Çim Peka, ku theksoi se Ahmeti është ai që ka afërsi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili, shtoi Taravari, shprehut hapur shqetësimin e tij që Ahmeti mos i humb zgjedhjet në RMV.

“Kemi pushtet totalitar nga BDI, por e duam ndryshimin se si shqiptarë. Me popullin ndryshimi do të ndodh pasi BDI nuk e ka më mbështetjen e votuesit”, tha Taravari.

Nëse i analizojmë anketat nga institucione relevante siç janë ato të IRI-të, ne si opozitë e kemi mbështetjen e popullit.

“Kemi kredibilitet si opozitë e bashkuar që transparencën ta kthejmë edhe në pushtetin qendror siç e kemi bërë me komunat shqiptare që i udhëheqim”, deklaroi Taravari.

Opozita ka kushte për formimin e qeverisë së ardhshme, shtoi më tej i pati i ASH-së, duke theksuar se kusht janë ndryshimet kushtetuese, rruga evropiane dhe kthimin e shtetit të së drejtës.

Pa këto kushte, VLEN nuk bëhet pjesë e pushtetit, theksoi më tej Taravari.

ÇIM PEKA LIVE/ Arben Taravari për president në Maqedoninë e Veriut, arsyet  (14.03.2024)

Exit mobile version