Taravari: Kemi arritur të mposhtim një shtet të tërë në Gostivar

e postuar më at 16:42
31 0

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot deklaroi se kanë arritur të mposhtin një makineri të tërë shtetërore.

“Po përdorin çdo armë që ta ndryshojnë këtë realitet por duket se asnjë matematikë nuk e thyen dot vullnetin tuaj! Është koha që ta kuptojë gjithë Maqedonia se çfarë jemi të aftë të bëjmë për vendin tonë!”, shprehet Taravari.

Në fund, sekretari i Përgjithshëm i ASH-së dhe kryetari aktual i Komunës së Gostivarit shkruan se Gostivari do të sjell ndryshime të mëdha edhe atë, siç e thotë ai, të papritura.

Ndryshe, Taravari natën e zgjedhjeve fitoi që në rreth të parë, por KSHZ, për arsye të panjohura, ende nuk ka vërtetuar fitoren në rreth të parë.

Përveç Taravarit, në garë për në krye të Gostivarit ishte Nevzat Bejta nga BDI, Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa dhe Renata Elezi nga PDSH.

nga kategoria