Smart News

Taravari: Kaluan 72 orët kritike dhe asnjë pacientë i mbijetuar nuk humbi jetën

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se lajmi i mirë është që kanë kaluar 72 orët kritike pas tragjedisë së Koçanit dhe asnjë prej tyre të vdekur prej atyre që e përjetuan këtë tragjedi.

“Gjithsej janë 178 pacientë të cilët po trajtohen brenda dhe jashtë vendit dhe të gjithë janë në gjendje stabile. Në vendin tonë po mjekohen 77 pacientë, 65 prej tyre janë në klinikat publike dhe 12 në klinikat private dhe të tjerët po mjekohen jashtë vendit. Shpresoj që të gjithë pacientët të shërohen dhe pak nga pak, në konferencat e ardhshme për shtyp, do të flasim vetëm se sa pacientë janë duke u lëshuar në shtëpi. Pasi vetëm sot tre apo katër pacientë do të lëshohen në shtëpi prej Qendrës Klinike. Transportimi i fundit i pacienteve për mjekim jashtë vendit do të bëhet sot ku në Suedi do të shkojnë katër apo pesë pacientë dhe më nuk kemi transfere tjera, ngadalë-ngadal të mendojmë që t’i rikthejmë disa pacientë”, tha ministri Taravari.

Ai ka informuar se gjatë ditës së djeshme ka vizituar pacientët në Sofje dhe Selanik, ku kanë vizituar pacientët që janë të shtrirë në të dy spitale. Taravari tha se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile.

Exit mobile version