Smart News

Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se ka gjasa që për herë të parë një kandidat shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, të shkojë në raundin e dytë.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Taravari ka thënë është vështirë që në raundin e dytë të fitojë një shqiptar.

“Ka gjasë reale që këtë herë kandidati shqiptar për president të shkojë në raundin e dytë në balotazh dhe e shohim, nuk dua të jem super optimist por varësisht edhe prej konkurrencës dhe kandidatëve të tjerë, shpresa duhet të ekzistojë edhe pse është vështirë dhe rëndë me këtë mentalitet në Maqedoni… ekzistojnë gjasat. Nëse shkojmë në raund të dytë, mund të them me siguri se ka gjasa reale që të shkohet në raund të dytë për herë të parë një kandidat shqiptar. Pse të mos bëhet një shqiptar”, tha ai.

Ai thotë se ka shprehur interes që të sfidohet, andaj edhe e ka shpallur kandidaturën për president.

“Është mision i vështirë në Maqedoni.. për të pritur që të shkohet në raund të dytë ekzistojnë gjasa reale por për të fituar në raundin e dytë është e vështirë sepse maqedonasit shumë rëndë votojnë një shqiptar. Është punë e sovranit i cili voton dhe mendoj që ekzistojnë gjasa, dëshira është tjetër punë. Kam shprehur interes që të sfidohem. Jam ende brenda partisë “Aleanca për Shqiptarët”, tha ai.

DY KRAHËT E ALEANCËS SË SHQIPTARËVE - Debat Plus me Ermal Pandurin

Exit mobile version