I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut ishte kandidati i opozitës shqiptare për president Arben Taravari.
Taravari është shprehur se ne bëmë një lëvizje së bashku me mbështetësit e mi në parti të kalojmë në opozitë dhe të luftojmë fuqishëm që të vijmë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme politike në Maqedoninë e Veriut.
“Aleanca për Shqiptarët partia që unë udhëheq është formuar prej 10 vitesh si antipod i BDI. Kur ne ishim në pushtet me BDI pamë që shumë prej funksionarëve tanë u afruan me partinë e Ahmetit dhe pjesa dërrmuese e duan kuazën dhe idealin kryesore të partisë pasi BDI është në 22 vite në pushtet në Maqedoninë e Veriut.
Ne bëmë një lëvizje së bashku me mbështetësit e mi në parti të kalojmë në opozitë dhe të luftojmë fuqishëm që të vim në pushtet në zgjedhjet e ardhshme politike në Maqedoninë e Veriut.
Në tre shkurt bërë statusin dhe prita një mbështetje por jo në këtë masë ku kishte një mbështetje shumë të jashtëzakonshme dhe opozita shqiptare të bëhej e gjitha bashkë. Ata kërkonin që të largoheshim nga mënyra se si BDI kishte qeverisur.”