Le ta prish BDI qeverinë dhe le të marrë të gjitha meritat pasi partitë maqedonase nuk duan që të kalojë Ligji për shtetësi.
Këtë mesazh kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ia dërgoi sonte partisë shqiptare në pushtet në emisionin “Argument” në TVM2.
“Le të jetë meritë e BDI-së, Ligji për shtetësi nuk është vetëm i yni, por Ligj me të cilin u kthehen të drejtat e garantuara qytetarëve, shqiptarëve në veçanti. Le të jetë Ligj i partivee poltike shqiptare, BDI le ta prish qeverinë për këtë Ligj dhe ne garantojmë se nuk shkojmë në qeveri”, deklaroi Taravari. Smart News TV