Smart News

Taravari: Grupi parlamentar i BDI-së është dëshpërues dhe pa kredibilitet

Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte në Click Plus në TV21, deklaroi se puna që po e bëjnë grupi parlamentar është skenë komike që në fakt ngjall dëshpërim të thellë te qytetarët.

“Kur e shoh grupin parlamentar të BDI-së është dëshpëruese. Të gjithë njerëzit pa kredibilitet të mbledhur në një vend duhet ato ta qortojnë qeverinë. Në BDI ka njerëz të mirë e punëtor por kjo kastër e mbledhur në Kuvend vërtetë janë grupi më dëshpërues që ka ekzistuar ndonjëherë në Kuvend”, tha Taravari.

Ai këtë koment e dha pasi u diskutua fotografia e deputetëve të BDI-së me pankarta në dorë para foltores përderisa kryeministri vendit, Hristijan Mickovski, mbante fjalimin e tij në Kuvend.

Exit mobile version