Smart News

Taravari: Gjenerata ime shkollore ishte ndër më të suksesshmet, mbi gjysma u bënë doktorë apo akademikë

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në intervistën për Sitel Podcast, ka ndarë kujtime edhe nga periudha e shkollimit fillor, duke theksuar se gjenerata e tij ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe e veçantë, me shumë figura të njohura që sot janë aktivë në fusha të ndryshme profesionale dhe akademike. “Secili thotë për veten se ka qenë pjesë e gjeneratës më të mirë, por sinqerisht, ne ishim një gjeneratë shumë e mirë. Për shembull, deputeti Halil Snopçe ishte në të njëjtin klas me mua. Edhe ish-ministri i Ekologjisë, Nexhati Jakupi po ashtu në të njëjtën klasë”, rrëfeu Taravari.

Ai shtoi se nga klasa e parë fillore ku kishin filluar rreth 42 nxënës, mbi 30 kishin diplomuar në fakultete të ndryshme, ndërsa rreth 16-17 prej tyre sot janë mjekë. “Kemi profesorë nëpër universitete, doktorë të shkencave, e mjekë që punojmë në qendrat klinike, një konkurrencë e shëndetshme që e motivonte secilin prej nesh”, theksoi ai.

Ndër lëndët që i pëlqente më së shumti, Taravari veçoi matematikën. “Isha shumë i lidhur me matematikën, ishte lënda ime e preferuar”, tha ai me nostalgji.

Exit mobile version