Taravari: Gjatë qeverisjes LSDM-BDI nuk është ndërtuar asnjë spital

e postuar më at 20:30
12 0

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se niveli i korrupsionit në vend është i lartë dhe se këtë e thotë edhe “Transparency International”.

Taravari përmendi aferën reket, aferën e dhënies së pasaportave për kriminelë të kërkuar nga Interpoli dhe se për këtë shkak, Maqedonia e Veriut nuk merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas Taravarit, gjatë qeverisjes LSDM-BDI nuk ka pasur asnjë investim kapital.

“Më tregoni ndonjë nëse është ndërtuar ndonjë spital në këto pesë vite? Më tregoni nëse është ndërtuar një shkollë? Pse është vdekshmëria kaq e madhe te pacientët me coronavirus, pse u dogjën pacientët në spitalin e Tetovës”, tha Taravari.

Kreu aktual i Komunës së Gostivarit tha se për funksionarët e BDI-së nuk funksionon ligji duke përmendur rastin e Xhevat Ademit i cili plagosi njeri, përdorimin e armëve në Çair dhe raste të tjera.

“E dini kush është arrestuar? Pesë personat të cilët u arrestuan për shkak të protestave për djegien e 14 pacientëve në spitalin e Tetovës”, u shpreh Taravari.

nga kategoria