Taravari: Ftesa e Grubit, tentim për të arsyetuar pazaret e tyre për anulimin e regjistrimit!

e postuar më at 12:58
236 0

Me një postim në rrjetin social facebook, sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vlerësoi mungesën e sinqeritetit dhe prapavijën në ftesën e zvkryeministrit të parë Artan Grubi për takim mes kryesusve të grupeve parlamentare për zhbllokimin e punës së Kuvendit të RMV-së, përcjell SartNews

“Thirja në çastet e fundit e Artan Grubit ishte vetëm një tentim dinak për të involvuar Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën në pazaret e tyre me LSDM-në dhe VMRO-në për ta ndërprerë dhe anuluar regjistrimin.

Informatat tona flasin se BDl ka bërë edhe një herë kompromis të dhimbshëm në dëm të shqiptarëve, ngjashëm si në vitin 2012. Të gjithë e dëgjuam në të ashtuquajturat bo mba se si BDl natën bënte pazare me partnerin e atëhershëm, VMRO-në dhe tanimë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se si është bërë edhe pazari më i ri, kësaj radhe me përfshirje edhe të LSDM-së.

Por, ne si Aleancë dhe Alternativë nuk do të lejojmë të bëhemi as legalizues të pazareve të tyre antishqiptare dhe as nuk do të heshtim para këtij skandali.
Kujtojmë edhe LSDM-në edhe BDl-në se pas ardhjes tonë në pushtet dhe pas reformimit të gjyqësorit nga bashkësia ndërkombëtare, nuk do të mund të shpëtoj siç shpëtuan Ahmeti dhe Gruevski nga procesi gjyqsor për regjistrimim e vitit 2012.

Zoran Zaev e dëshmoi se nuk ka aspak dallim nga Nikolla Gruevski kur janë në pyetje shqiptarët, ndërsa BDl më së miri po e konfirmon pse e kanë ruajtur, amnestuar dhe ndihmuar deri më tani dy partitë maqedonase edhe atëherë kur e dënonin shqiptarët.

Arsyeja edhe kësaj radhe është e njëjtë, frika nga numri real dhe përqindja reale e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Do të përgjigjeni edhe për këtë goditje që ua jepni shqiptarëve!”, shkruan Taravari/SmartNews/

nga kategoria