Taravari: Frontmena kryesorë për shtyerje të Regjistrimit ishin deputetët e BDI-së

e postuar më at 21:24
91 0

Frontmena kryesorë për shtyerje të Regjistrimit ishin deputetët e BDI-së. kështu thotë Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

“Një pjesë e tyre janë nën dirigjim të LSDM dhe një pjesë të VMRO. Fatkeqësisht u pa se kush si sillej në Kuvend. Deputetët e BDI-së ishin ata që e dëshironin më shumë shtyerjen e Regjistrimit”, tha sonte në Tv 21, Taravari.

Sipas Taravarit ndalimi i shtyerjes së Regjistrimit do bëhej me Bandeter.

“Z. Ahmeti duhej ta përdorte bandenterin dhe t’u tregonte Zaevit dhe Mickovskit se nuk mund të sjellin vendime multietnike në takime monoetnike”, tha më tej Taravari.

Ai e ka quajtur liderin e BDI-së, Ali Ahmeti kulull në qeveri, pasi siç ai tha, me shtyerjen e Regjistrimit edhe një herë është dëshmuar se për çështje të rëndësishme, ai nuk pyetet.

J X

nga kategoria