Taravari: Fitorja më 8 maj është punë e kryer, vala e ndryshimit nuk ndalet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarër dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionit “Intervistë për Televizionin News u shpreh se koalicionoi VLEN do t’i fitojë zgjedhjet, dhe këtë e vërtetojnë të gjitha anketat.

Sipas Taravarit, BDI-ja gjithmonë ka propaganduar me relativizim duke thënë se të gjithë partitë politike janë njëlloj, por kjo, siç thotë Taravari, nuk është e vërtetë sepse dallojnë.

“Ne duhet t’i sqarojmë opinionit se kemi dallime. Dallimi i parë është se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim. Çdo popull, sikur çdo popull dhe vend tjetër. Edhe sikur të ishte çdo gjë mirë, 22 vite janë shumë”, tha Taravari.

Taravari theksoi se pas 8 majit, VLEN do ta jetë në Qeverinë e ardhshme, ndërsa Qeverisja do të jetë periudhë testimi që do të ndikojë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

“Shpesh kam folur për fitoren më 8 maj. Këtë fitore as që e konsideroj për shkak se konsideroj si punë e kryer sepse ka një valë ndryshimi që nuk ndalet. Ne duhet të koncentrohemi edhe në vitin 2025. Sepse ne kemi qeverisje 1 vjeçare në qeverinë që do ta formojmë më 8 maj, deri në tetor të vitit 2025 janë zgjedhjet lokale. Nëse nuk bëjmë qeverisje të mirë, nuk demonstrojmë qeverisje të mirë, nuk i tregojmë qytetarit se ne e kemi me gjithë mend, qeverisim shumë më ndryshe dhe shumë më mirë, atëherë në tetor të vitit 2025 qytetari mund të zhgënjehet dhe të na dënon me votë dhe aty do të jetë testi ynë i parë si qeveri e re”, u shpreh kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Admin01

Recent Posts

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

12 seconds ago

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.…

10 minutes ago

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

4 hours ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

4 hours ago

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës…

4 hours ago

Osmani: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt

Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpallur sot zotimet e tij…

5 hours ago