Smart News

Taravari fitoi bindshëm debatin ndaj Osmanit

Screenshot

Në një debat presidencial të parë të organizuar nga TV21 në mes Arben Taravarit dhe Bujar Osmanit, kandidati për president të koalicionit VLEN, Arben Taravari, shfaqi vizionin e tij për një shoqëri të përfshirë dhe të drejtë. Duke prezantuar programin e tij në katër shtylla kryesore, Taravari theksoi nevojën për ndryshim dhe përfaqësim të ri në politikë. Taravari ishte mirë i argumentuar dhe dominues gjatë debatit të brendshëm ndaj Osmanit. Këtë gjë e vërtetoi edhe përkrahja në sondazhet gjatë dhe pas debatit të cilat treguan indikatorë që Taravari ishte më i pëlqyer nga opinioni në argumentet e tij.

Duke folur për nevojën e një ndryshimi historik, Taravari u fokusua në nevojën për të dhënë një shans të ri për të rinjtë dhe për të sjellë frymë të re në politikë.

“Shqiptarët presin me padurim ndryshimin historik. 23 vjet e tepërt pushtet është shumë. Është koha për një gjeneratë të re politikanësh që të udhëheqin vendin dhe të japin një shans të ri. Unë shoh talente të reja në strukturat tona politike dhe ata duhet të kenë mundësinë e merituar për të përfaqësuar qytetarët tanë, ashtu siç i është ofruar mundësia z. Osmani”, deklaroi Taravari.

Në lidhje me çështjen e vetingut, Taravari kritikoi mungesën e veprimeve konkrete nga BDI dhe përfshirjen e personave me lista të zeza në politikë.

“BDI ka qenë në pushtet për 23 vjet dhe ende nuk ka marrë masa konkrete për vetingun. Ka persona në listat e tyre dhe në listat e deputetëve që lidhen me aktivitete të dyshimta. Është koha që të ndryshojmë këtë skenë dhe të sigurojmë që politika jonë të jetë transparente dhe e përgjegjshme”, përfundoi Taravari.

Ndryshe në debatin e djeshëm, BDI me anë të PR-it të saj, kishte angazhuar më shumë se 1000 profila fallco në rrjetet sociale për të përkrahur Bujar Osmanin, por kjo gjë u zbulua nga mediat të cilat raportuan për përkrahje me ‘fake profile’ për kandidatin e BDI-së.

Exit mobile version