Categories: LajmePolitika

Taravari: Është mirë për shtetin që një herë të ketë president nga bashkësitë tjera etnike

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në një intervistë për MIA-në, ka deklaruar se nëse dëshirojmë të funksionojë shteti, atëherë është e patjetërsueshme transparenca dhe inkluziviteti.

Vlerëson se për shtetin është mirë që një herë të ketë president nga etnitë e tjera, edhe pse thotë, realisht ende nuk janë pjekur kushtet që njerëzit të votojnë për person dhe jo për parti.

“Të gjithë njerëzit kanë anët e mira dhe mangësitë. Mendoj që në Maqedoni është mirë të ndodh që njëherë presidenti i shtetit të jetë nga bashkësitë e tjera etnike, edhe pse realisht mendojë se ende nuk janë pjekur kushtet të votojmë për person. Në përgjithësi, këtu njerëzit janë shumë të partizuar edhe pse në zgjedhjet presidenciale dhe lokale qytetarët më tepër votojnë për personin dhe jo për partinë”, tha Taravari.

Beson se ka gjasa reale në raundin e dytë dhe shpreson në përkrahje jo vetëm të votuesve shqiptarë por edhe të bashkësive tjera etnike. Targeti është çdoherë tek personat që nuk janë përcaktuar të cilët edhe e vendosin fituesin.

Admin01

Recent Posts

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

4 hours ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

6 hours ago

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë,…

7 hours ago

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Shkruan: Liridon Ramadani Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben…

8 hours ago

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për…

9 hours ago

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE…

10 hours ago