I pyetur për koalicionin që pritet të bëhet mes ASH-krahu i Selës dhe BDI-së, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se ende s’mund të besoj që bashkëpartiakët e tij mund të jenë në lista të përbashkëta me BDI-në, shkruan TV21. Taravari tha se nuk do ta komentojë këtë koalicionim, pa u zyrtarizuar i njëjti.
“Nuk e di, unë pres zyrtarizmin definitiv, edhe pas asaj flasim. Unë ende nuk besoj që bashkëpartiakët e mi mund të shkojnë me lista të përbashkëta me BDI-në, por le ta presim së paku zyrtarizmin. Nëse bëhet zyrtarizmi, atëherë japim komentet tona. Unë ende ende s’mund ta besoj se mund ta bëjnë një koalicionim, së paku krahu i z.Selës me BDI-në, nuk mund ta imagjinoj”, tha Tarvari.