Taravari ‘dush të ftohë’ Bejtës: Ne si parti shyqyr që të kemi si kundërkandidat

e postuar më at 22:34
16 0

Kreu aktual dhe kandidati nga ASH për një mandat të dytë në krye të Gostivarit, Arben Taravari ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale ku raundi i dytë do të zhvillohet më 31 tetor.
I ftuar në Klan Maqedonia, Taravari tha se me kandidimin e Nevzat Bejtës për të 5 herë, partia e tij e ka shumë herë më të lehtë fitoren:

“Ai eshte nje njeri që ka turp dhe anëtarsia e partis nuk e lejojnë në kuvend të flas, nuk e lejnë në asnjë debat, televizion sepse patjetër të lexojë, të gjithë frikësohen se çfarë do të flasë.
Mendoj si ai njeri, Ramiz Merko,Teuta Arifi, janë harxhaur më.
Të garonte dikush tjetër nga BDI në Gostivar fitorja jonë si Aleancë në raundin e parë mbase do ishte më e ngushtë, ne si parti shyqyr që e kemi si kundër kandidat Nevzat Bejtën”.

 

T F

nga kategoria