Smart News

Taravari: Do të vazhdoj të jem gjithmonë zëri i popullit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përmes një statusi në Facebook rikonfirmuar përkushtimin e tij ndaj qytetarëve, duke deklaruar se do të vazhdojë të jetë zër i tyre në çdo kohë dhe me çdo kusht.

“Gjithë jetën politike kam qenë krah popullit dhe zëri i tyre, dhe do vazhdoj të jem në çdo kohë dhe me çdo kusht!”, shkroi Taravari, duke lënë të nënkuptohet se mbetet i vendosur për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Këto deklarata të Taravarit vijnë pas debateve në VLEN në lidhje me vazhdimin e këtij koalicioni bashkë ose jo.

Exit mobile version