Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari intervistën e tij për Syri te gazetari Çim Peka, mes tjerash foli rreth kandidimit të tij në zgjedhjet presidenciale.
“Në qoftë se ishte një kandidat shqiptar për president, kishte gjasa reale që pa problem të kalojë në raundin e dytë, por me fushatë pozitive, me fushatë evropiane, edhe pse jemi dy kandidatë shqiptar, ka gjasa që njëri prej nesh të shkojë në rreth të dytë”, tha Taravari duke shtuar se si opozitë gjithmonë kanë pasur kandidat për president.
Taravari rikujtoi se BDI në vitin 2019 nuk ka nxjerrë kandidat për president dhe bojkotuan kandidatin shqiptar , Blerim Rekën dhe përkrahën Pendarovskin.
“Pas 15 viteve, BDI del me kandidaturë të veten si parti politike dhe kjo për ne është e pasqarueshme për arsye se pasi shpalla kandidaturën, BDI-ja e Ali Ahmetit ishte në mëdyshje, a të del me kandidaturë ose jo”, tha Taravari duke shtuar penguar që një shqiptar të shkojë në rreth të dytë.
Taravari sqaroi se me fushatë të mirë, përveç votave shqiptare mund të tërheqin vota edhe nga pakicat në Maqedoni, por edhe nga maqedonasit dhe se shqiptarët kanë ende gjasa për të shkuar në rreth të dytë.