Smart News

Taravari: Do të bëjmë çmos për heqjen e 20%

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka deklaruar se partia e tij si pjesë e Qeverisë angazhohet që 20% të hiqet nga Kushtetuta. Sipas tij, propozimi aktual i Qeverisë nuk përfshin heqjen e përcaktimit 20%, por siç thotë ai “do të bëjmë çmos që ajo të hiqet nga Kushtetua”.

“Qeveria ka të drejtë në çdo kohë ta ndryshon dhe të sjell tjetër propozim në Kuvend”, ka deklaruar Taravari.

Sipas informacioneve , propozimi i Qeverisë aktualisht ndodhet në Sekretariatin për legjislacion, ndërsa si version përfundimtar pritet të publikohet javën që vjen. /Alsat.mk

Exit mobile version