Smart News

Taravari: Disa nga funksionarët e ASH-së u afruan me BDI-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini në lidhje me ngjarjet e fundit në ASH, tha se disa nga funksionarët e ASH-së u afruan me BDI-në.

“Në një vit qeverisje me z. Ahmetin së bashku në Qeveri, disa prej funksionarëve, mund të them mbi gjysma, më shumë i besonin Ahmetit se sa partisë sonë. Më shumë takoheshin me zyrtarë të BDI-së se sa me funksionarët tanë”, deklaroi Taravari.

Taravari theksoi se ka pasur disa oferta nga BDI, por në fund ka zgjedhur zërin e qytetarit dhe votuesin e Aleancës për Shqiptarët.

Në lidhje me kandidaturën e tij për president, Taravari shtoi se për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët kanë gjasa reale të shkojnë në rreth të dytë.

DY KRAHËT E ALEANCËS SË SHQIPTARËVE - Debat Plus me Ermal Pandurin

Exit mobile version