Smart News

Taravari dhe Kasami takojnë Akademinë Shqiptare për Shkencë dhe Art

Sot, kandidati për President i koalicionit VLEN, Dr Arben Taravari, i shoqëruar nga Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, takuan anëtarët e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me seli në Tetovë.

Arben Taravari paraqiti prioritetet e platformës së tij presidenciale në lidhje me shkencën, në veçanti rritjen e investimeve në shkencë dhe promovimin e R&D-së. Arben Taravari dhe Bilall Kasami theksuan se me ardhjen në pushtet të Koalicionit VLEN, qeveria e re do të ketë si prioritet pavarësimin e universiteteve dhe rritjen e cilësisë në arsim, në të gjitha nivelet.

Nga Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, theksuan nevojën e madhe për rritje të përkrahjes për shkencë dhe kërkesën e tyre për institucionalizim të Akademisë.

Exit mobile version